• |
ide | kryesore

Këta janë njerëzit e Vettingut që do të marrë në mbrojte Garda e Republikës

Lajme, Të fundit



Qeveria ka miratuar sot vendimin për ruajtjen e anëtarëve të komisionit të Vettingut. Ata do të merren në mbrotje fizike prej Gardës së Republikës. Më poshtë lista e njerëzve të vettingut që do të përfitojnë mbrojte nga shteti.

Garda e Republikës së Shqipërisë të ruajë dhe të mbrojë, me truprojë/shofer (nënoficer), si më poshtë vijon:
Kryetarin dhe komisionerët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit;
Kryetarin dhe gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit;
Komisionerët Publikë;
Vëzhguesit ndërkombëtarë të emëruar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit
Inspektorin e Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave.
Garda e Republikës së Shqipërisë të ruajë dhe të mbrojë objektet (mjediset e punës), ku ushtrojnë veprimtarinë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, Komisionerët Publikë dhe vëzhguesit ndërkombëtarë të emëruar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *