• |
ide | kryesore

Prapaskenat e shkarkimit të Iulianos dhe rikthimit të Starovës te Partizani

F1, Sport



Pas humbjes 1-0 ndaj Kamzës trajneri i Partizanit Mark Iuliano tha se nuk do të jepte dorëheqje dhe se vendimin për të do ta merrnin drejtuesit. Të shtunën u duke se gjërat do të vijonin si më parë, por të dielën gjithçka ndryshoi. Një mbledhje e krerëve të klubit ku merrnin pjesë Presidenti Gaz Demo dhe këshilltari i tij italian Luçiano Moxhi u vendos që të largohej trajneri i “të kuqve”.
Por si erdhëm deri këtu? Moxhi e kishte mbrojtur Iulianon pas çdo rezultati zhgënjyes në 10 javët e para të kampionatit. Ai kishte fajësuar në fillim lojtarët, pastaj atmosferën dhe në fund mungesën e një sulmuesi të mirëfilltë për shkak të kushteve fizike të Edgar Çanit dhe dëmtimit të Xhevahir Sukajt. Humbja me Kamzën ishte e papërtypshme edhe për vetë Moxhin që pas ndeshjes tha se situata do të vlerësohej seriozisht.
Në mbledhjen e së dielës u vendos që në fillim dhe me një qëndrim unanim për largimin e dyshes italiane, Iuliano-Dosena. Po kush do t’i zëvendësonte? Burime pranë klubit thonë se fillimisht detyra e trajnerit i është afruar Genc Tomorit, por ai e ka refuzuar këtë post, për të vijuar rolin që ka aktualisht në klub.
Pas refuzimit të Tomorit, “sytë janë kthyer” edhe një herë nga Sulejman Starova. Ai kthehet për të disatën herë në krye të pankinës së Partizanit pavarësisht “fërkimeve” që ka pasur me drejtuesit. Starova e ka pranuar detyrën pa mëdyshje. Burimet thanë se ai ka kërkuar liri të plotë në përcaktimin e formacionit dhe testim të të gjitha blerjeve të verës. Në janar është e sigurt që disa “do të marrin valixhet” për një tjetër aventurë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *