• |
ide | kryesore

Studimi: Shqipëria e fundit, mund t’i plotësojë kushtet për në BE para 2050-s, Maqedonia para 2023

Lajme, Të fundit



Në një studim të kryer nga profesoresha Tina Freyburg e universitetit të ‘St. Gallen’ shprehet se Shqipëria mund të anëtarësohet në BE para vitit 2050.

Studimi ka të bëjë me çështjet praktike, legale dhe teknike që duhet të plotësojë një vend për tu futur ne BE.

Nga vendet kandidate që synojmë BE-në, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia, vetëm Maqedonia ka shanse që të plotësojë kushtet për tu anëtarësuar në BE para vitit 2023.

Ndërsa Serbia, Turqia dhe Mali i Zi kanë më shumë mundësi të anëtarësohen para vitit 2035.

Në këtë listë, Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina, janë të fundit duke llogaritur se mundesitë e tyre për të përmbushur kushtet për anëtarësim do të plotësohen para vitit 2050.

Në studim thuhet se ambicjet politike në këto vende e tejkalojnë realitetin. ©Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *