• |
ide | kryesore

Britani/ Gjendet i vdekur ish-ministri laburist i akuzuar për agresion seksual  

Planet



Ish-ministri i qeverisë së Uellsit, Carl Sargeant është gjetur i vdekur, ndërsa disa ditë më parë ai është pezulluar nga partia për shkak të akuzave për aggression seksual. Trupi i pajetë i ish-ministrit laburist të qeverisë së Uellsit, është gjetur në një banesë në Uellsin verior.

Policia njoftoi se po heton mbi një incident në lidhjen me vdekjen e Sargeant, shkaqet e të cilës mbeten ende mister. Kreu i laburistëve, Jeremy Corby, e cilësoi këtë ngjarje si të tmerrshme dhe thellësisht tronditëse

Episodi përbën një kthesë të errët në skandalin e ngacmimeve, që i ka dhënë një shkundje të fortë politikës britanike. 8 ligjvënës konservatorë dhe 3 laburistë janë përfshirë në akuza për sjellje të pahijshme.

Kryeministrja Theresa May u detyrua të mblidhte krerët e partisë mbrëmjen e së hënës për të diskutuar mbi situatën. Të premten, Sargeant deklaroi se kishte dhënë dorëheqjen pas akuzave shqetësuese kundër tij, por burime brenda Partisë Laburiste pretendojnë se 48-vjeçari ishte shkarkuar nga partia. ©LAPSI.AL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *