• |
ide | kryesore

Itali, kapet heroinë me vlerë 2 milion euro, në pranga 2 shtetas shqiptarë

Lajme, Të fundit



Policia e Padovas ka bërë të mundur arrestimin e dy shtetasve shqiptarë me inicialet B.A. 33 e K.D. 32 vjeç me akuzën e trafikut të drogës të tipit heroinë. Në banesën e tyre janë gjetur rreth 60 kg heroinë me vlerë përfitimi në treg mbi 2 milionë euro. Dy shqiptarët e arrestuara janë prej vitesh rezidentë në qytetin e Padovës e banonin në një apratament në qëndër të qytetit. Heroina ishte e paketuar më pako të vogla.

Operacioni për arrestimin e dy shqiptarëve ka nisur në korrik të 2017 pas shkatërrimit të një bande trafikantësh droge që çoi në arrestimin e 8 personave e denoncimin  e 4 të tjerëve. Të gjithë ishin shtetas shqiptaërë vetëm njëri prej anëtarëve të bandës ishte shtetas italian nga qyteti i Padovas. Në banesën e shqitparëve të arrestuar u gjetën dhe instrumente për përgatitjen, presimin e konfeksionimin e heroinës.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *