ide | kryesore

Lubonja: Ambasadori Lu më bën për të qeshur…

Lajme, Të fundit

Analisti Fatos Lubonja ka reaguar mbi deklaratën e ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu, sipas të cilit në janar do të nisë arrestimi i peshqve të mëdhenj. Sipas Lubonjës duhet të ketë veprim të shpejtë dhe nuk duhet pritur viti tjetër për të ndërhyrë.
“Këto deklarata më bëjnë për të qeshur sepse ne kemi ujkun përpara, Lu thotë gjurmët në vitin 2018. Ne kemi nevojë për veprim shumë të shpejtë dhe nuk e di se çfarë ka parasysh ai kur flet për ‘peshq’ të mëdhenj se ‘peshqit’ e mëdhenj, Tahiri dhe Rama janë aty”, – tha Lubonja për News 24.
I pyetur nëse e prish imazhin e qeverisë çështja ‘Tahiri’, analisti u shpreh se duhet të jesh miop të mos kuptosh se çfarë po ndodh me krimin dhe drogën në vend.
“Duhet të jesh miop për të mos kuptuar dhe parë se çfarë po ndodh në vend. Shumica e qytetareve e dinë se çfarë po ndodh me korrupsionin dhe me kanabisin. Ata e dinë se çfarë ka ndodhur me kanabisin. Do thoja papërgjegjshmëri. Edhe policia është e përfshirë në krim. Nuk di çfarë duhet në një vend normal. Imazhi i qeverisë është i zbuluar dhe perdja ka rënë komplet. Edhe pse është lakuriq qeveria, ne nuk kemi instrumentet e duhura për të zgjedhur institucionalisht këtë situatë. Lu thotë prisni 2018 dhe kjo është e tepërt mendoj”, tha Lubonja.
I pyetur nëse është koha për të zhvilluar protesta nga opozita, Lubonja u shpreh se ajo duhet të mbështesë drejtësinë.
“Unë mendoj se opozita në këtë situatë ku jemi duhet t’i japë mbështetje drejtësisë për të vepruar, por pa u bërë ata prokurorë. Këtu është e keqja se ne nuk kemi arritur të kemi drejtësi, por ngatërrojmë drejtësinë me politikën”, tha Lubonja.

5 Comments

  1. O zoti analist I pavarur , ambasadori eshte aleati me I mire I shqiptareve te ndershem dhe I lumte palla qe do tjua rrasi pallen gjithe mbeturinave antishqiptare qe gjenden me politike ,biznes ,media .

  2. O Fatos, me gjithe rrespektin qe kam ndaj jush, mendoj se nuk je ne realitetin shqiptar per kete rast. Ne nuk kemi se ke te qajme ma pare poziten, opoziten, drejtesine, qytetarine dhe ti po don me kafshu doren e premtimit per shpetimit. Nuk thua shyqyr qe kemi nje ambasador qe premton diçka! Nga kush pret zgjidhje ne kete situate m…. qe jemi?

  3. Lubonja ke te drejt ne te gjtha sa thua dhe si i mendon gjerat per kete vend, por une do te thoja se ambasadori nuk eshte qorr, por dhe ai eshte “njeri” (keshtu tha Tahiri ne Opinion) ) paraja i pelqen te gjitheve. Ambasadori leshon bomba, bene lajm, dhe nga ana tjeter i jepet drejtim. Ska pse te thuhet ne 2018 apo 19, rasti eshte konkret dhe qendrimi i tij eshte shume i kupteshem ne mbrojteje te mafies. Fatkeqsija z.Lubonja eshte tek shoqerija , populli qe kenaqet te vuaj, te perdhunohet, dhe per partin te shkoj ne burk, te japi jeten.. shoqri e kalbur, shoqeri pa nerv, pa gjak, pranon te shk****het ….nderkoh politika e ka nje marveshje mes tyre, ti japim drejtim dhe, te bejme ham ham, por ta mbrojme njeri tjetrin….mjer ne Lubonja. Por te pakten ju qe keni mundesi te perconi mesazhe ne popull, persa koh keni mundesi, qendroni te pa parlyer, se paraja, kercenimi dhe tek ju ka arritur. Shume prej kolegve te tu e kane shitur b***then, fatkeqsi per ne , per femijet tan, per vet ata dhe per femijet e tyre…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu