• |
ide | kryesore

Misteri i 863 mijë eurove/ Financieri i Kurum nxjerr bllof Orest Sotën

Lajme, Të fundit



Paratë që iu gjetën Orest Sotës në makinë, plot 863 mijë euro nuk kishin si destinacion arkën e Kurum. Si financieri, ashtu edhe administratorja e kompanisë mohuan alibinë që ka ngritur Orest Sota për një pagesë për blerjen e 4 mijë ton hekur. Financieri i Kurum deklaroi në prokurori se kompania nuk kryen asnjë transaksion që e kalon shifrën e 150 mijë eurove.
Të njëjtin version e dha në prokurorinë e Krimeve të Rënda, Lindita Kikino administratorja mbikqyrëse e kompanisë.
Dyshimet për alibinë e Orest Sotës shtohen edhe për deklarimet e tij se nuk ka njohje me Saimir Tahirin, ndërkohë që nga verifikimi i hetuesve, rezulton se shtëpia e tij është në të njëjtin pallat me atë të Tahirit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *