• |
ide | kryesore

PS vazhdon sulmin ndaj Prokurorisë: Po tentohet të varroset çështja e dosjes ‘CEZ’

Lajme, Të fundit



Në një dalje për mediat sot deputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja, ka akuzuar Prokurorinë se ka mbyllur një nga çështjet më korruptive në këto 27 vite, atë të privatizimit të kompanisë CEZ. Manja tha se ata varrosën dosjen “CEZ” pa bërë asnjë lloj hetimi minimal pavarësisht rapportimeve dhe gjetjeve të komisionit, pa marrë asnjë dëshmitar për çështjen.

Kuvendi ka marrë fletëthirrje që njofton Kuvendin, në cilësinë e kallzuesit të shqyrtojë kërkesën e Gjykatës së Tiranës, për pushimin e cështjes penale për CEZ. Jemi njoftuar për pushimin e kësaj çështje. Prokuroria duhet të zbardhte të vërtetën dhe të çonte para drejtësisë autorët e kësaj afere korrupsioni. Prokuroria po përpiqet të mbyllë një nga çështjet më korruptive, skandalit të privatizimit të kompanisë CEZ. Pa marrë asnjë dëshmitar, pa marrë në konsideratë asnjë nga gjetjet e komisionit, prokuroria e ngritur brenda ditës për hetimin e, jo vetëm nuk e vë ujin në zjarr për krimin ekonomik” – tha Manja.

Qysh pas kërkesës për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, PS ka nisur një fushatë akuzash ndaj Prokurorisë.



2 Comments

  1. ne pamje te pare kjo specie e neveritshme duket si budalla,rol te cilin e luan bukur ne neper komisione parlamentare e sidomos ne ceshtjen tahiri.ku hiqej si budalla komplet duke kerkuar prova,jo per tu bindur ne per te dhene aprovimin por si nje specie teper e poshter i kerkonte qe te nxirrte sa meshume qe te mundete per ti prishur ato.sot del e provokon e akuzon prokurorine e cila vertete ka difektet e ndonjhere edhe fajet e veta.por ne kete rastcdo njeri me dy fije mend ne koke dota perkrahte e jo te dale kunder per te mbrojtur ca hajdute,kriminele,drogagjij e te korruptuar.qe per hire te vertetes e moren ne qafe ate popull

  2. Per here te fundit kur po dilte opozita nga salla (votimi per Tahirin), eshte nje fragment qe ky kari me lart qeshte se gjoja ja futen opozites. Pamje rreale ku eshte PS-ja sot.
    Ky ne plot kuptimin e fjales eshte nje Kar i zgjedhur nga Krye Kari.
    Ftoj dhe Ramen te shohe videon qe te kuptoje qe do i fusi ne bythe ato 74 mandate

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *