• |
ide | kryesore

Shpërthejnë sherret nacionaliste për bluzën e re të kombëtares Spanjolle

Sport



Prezantimi që i ka bërë Adidas në Twitter, uniformës së re të kombëtares Spanjolle ka shkaktuar një valë të paimagjinueshme përplasjesh në vend. Sapo kompania sportive e tre vijave tregoi bluzën që ka stilizuar për përfaqësimin në botërorin e futbollit Rusi 2018, kutia e pandorës u hap. Siç duket edhe në foto në të djathtë të fanelës ka një nuancë vjollcë. Mirë po kjo ngjyrë është simboli i republikës së dytë sapnjolle (1931-1938) e cila i mundësoi Katalonjës (lexo poshte) një autonomi tejet të gjërë. Komentet negative në faqen e federatës nga tifozët e “La Roja” kanë qenë të mëdha dhe mediat e vendit i kanë kushtuar shumë faqe këtij incidenti. Flamuri spanjoll është verdhë e kuq dhe në fanelën e kombëtares nuk ka vend për të tjera ngjyra provokuese është refreni i nacionalistëve spanjollë.

©Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *