• |
ide | kryesore

Blendi Fevziu: Personazhe të panjohur do ta bëjnë reformën në drejtësi e do godasin ‘peshqit e mëdhenj’

Lajme, Të fundit



Gazetari Blendi Fevziu ftuar në “360 Gradë” nga Artur Zheji në Ora News, shprehet besimplotë për zbatimin e reformës në drejtësi, duke dhënë shembuj nga Maqedonia dhe Rumania.

Ai thotë se kjo gjë do të bëhet nga persona që janë personazhe të panjohur që nuk kanë kontakte miqësore.

Këtu ka shumë veta që e dinë kur në Rumani u kalua ajo që quhet një lloj reforme për të goditur, për të ndëshkuar. Pjesa më e madhe e politikës thoshte çfarë do ndodhë, do kalojmë një ligj fundi fundit, ku do e gjejnë këta ne prokurorinë, gjykatësit i njohim. E njëjta histori ishte edhe në Maqedoni. Çfarë ndodhi? Edhe në Maqedoni, edhe në Rumani kanë gjetur prokurorë që askujt si kishin rënë në sy, femra. I gjetën pikërisht amerikanët, i trajnuan amerikanët. Njerëz që nuk kishin as kontakte miqësore, nuk u gjeje dot as fillin. Kështu që kjo historia s’ka se këta kemi këtu, të jesh i sigurt që do dalin personazhe krejtësisht të panjohur për ne që do fillojnë ta zbatojnë.” – tha Fevziu.

 



2 Comments

  1. Ky eshte dakord per hetimin e arrestimin e politikaneve dhe e trumbeton me te madhe deri diten qe do therrasin ne prokurori per hetim Berishen, pastaj do e shikoni se si do e sulmoje kete qe vete po “uron” qe te ndodhi, ka per te bere me shume emisione se sa po ben tani per Tahirin me teme “a po goditet Berisha politikisht”

  2. Ky zoteria flet per te drejten qe duhet te kene organet ligjzbatuese ne hetimin e politikaneve tane te korruptuar. Deri ketu jemi te gjithe dakort me kete pjese. Por ngrihet pyetja, gjithe keto mbreteri mediatike qe jane ngritur ne Shqiperi ne kushtet e informalitetit dhe shkeljeve ligjore, nuk duhen hetuar edhe keto nga organet e drejtesise??? A nuk u pasuruan keto media me fonde, leje ndertimi, favorizime, etj, te marra pa asnje lloj transparence pikerisht per shkak te lidhjeve te tyra me politiken? Ja pra qe Fevziu & co bejne shume zhurrme ne lidhje me kete reforme qe keshtu siç po konceptohet, eshte qarte qe s’ka per te bere hatan ne Shqiperi! Se jo per gje por diskutojne rreth korrupsionit pikerisht keta gazetare qe levizin me makina mbi 80 mije euro, kane vila te shtrenjta anemban Shqiperise dhe per me teper qe shfaqen neper emisone televizive me ora Rolex e kostume nga 5 mije euro e siper, nderkohe qe nje pjese e madhe e shqiptareve jetojne me më pak se dy dollare ne dite!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *