• |
ide | kryesore

Çiftet e ndara për vitin 2017

Paparazzi, Slider



Tyga dhe Kylie Jenner-Ishim mësuar t’i shihnim bashkë dhe dukej se lidhja po shkonte mirë.“Ai është dashuria e saj e parë dhe ata ende flasin çdo ditë bashkë.” u tha për “US Magazine”.Pas ndarjes dhe lidhjes së saj me Travis Scott- in, ku fare pak më vonë u përfol se Kylie ishte shtatzënë.Tyga shkruajti se fëmija ishte i tij, një postim që më pas u fshi.

Ben Stiller dhe Christine Taylor-Pas një martesë të gjatë, 17- vjeçare ata lajmëruan në maj se kishin vendosur të ndaheshin: “Me dashuri të pamatë dhe respekt të madh për njëri- tjetrin morëm vendimin të ndaheshim.” Ish- bashkëshortët kanë thënë se prioritet për ta mbetet rritja e dy fëmijëve.

Jennifer Lopez dhe Drake-Dhe pse kishin më pak se dy muaj që dilnin me njëri- tjetrin, artistët nuk e zgjatën shumë.Mesa duket diçka nuk shkonte mes tyre, mospërputhje karakteri ndoshta? Pas tij, Jennifer Lopez nisi lidhjen me atletin Alex Rodriguez.

Katy Perry dhe Orlando Bloom-Një vit e diçka më shumë dhe dyshja i dha fund lidhjes. Që prej shkurtit ata nuk u panë më bashkë, megjithëse deklaruan se do të ngelin miq të mirë.“Ne jemi shokë, kjo është gjë e mirë. Jemi njerëz të rritur fundja.” tha Orlando për “Elle UK”.

Leonardo DiCaprio dhe Nina Agdal-Njësoj si dy të parët, edhe për dyshen e radhës thuhet se kanë mbetur miq të mirë. Aktori dhe modelja u ndanë në maj, pas një lidhjeje një vjeçare.

Selena dhe The Weeknd-Te shumtë ishin ata që ju thye zemra, ndërkohë që të tjerët gëzonin pamasë. Ata u lidhën në janar, dhe pas më shumë se 10 muajve vendosën të mos ishin më bashkë. Pas ndarjes, Selena është duke e marrë veten mjaft mirë nën praninë e Justin- it.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *