• |
ide | kryesore

Gjykata Kushtetuese anulon shpalljen e pavarësisë së Katalonjës 

Planet



Gjykata Kushtetuese Spanjolle anuloi sot shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Katalonjës, të miratuar më 27 tetor nga parlamenti rajonal katalanas.

“Deklarata e pavarësisë më 27 tetor u shpall i pavlefshëm dhe jokushtetues” – deklaroi zëdhënësja e Gjykatës Kushtetuese në përfundim të seancës ku magjistratët e Gjykatës morën këtë vendim.

Parlamenti i Katalonjës miratoi më 27 tetor një rezolutë duke deklaruar se rajoni bëhet një shtet i pavarur, duke marrë formën e një Republike, para këndimit të himnit indipendentist, në mungesë të opozitës.

Gjykata Kushtetuese Spanjolle shpalli joligjor edhe referendumin e 1 tetorit, ku 92% e katalanasve votuan pro shpalljes së pavarësisë. Si joligjor, forcat special spanjolle ndërhynë dhunshëm për ndalimin e referendumit. Mbi 800 persona mbetën të plagosur atë ditë në Katalonjë. ©LAPSI.AL 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *