• |
ide | kryesore

Martohet Inzagi, ish-gruaja e shoqëron në altar

Sport



Gaia Lucariello do të bëhet së shpejti “zonja Inzaghi. Trajneri i Lacios ka vendosur të martohet me të dashurën e tij prej 8 vitesh dhe pas lindjes së djalit të tyre që tashmë është 4 vjeç. Është vetë “zonja Inzaghi që ua ka rrëfyer këtë shoqeve të saj”. Ceremonia do të mbahet në korrik dhe çifti i ka zgjedhur edhe dëshmitarët. Ata do të jenë për Simonen, vëllai Pippo dhe Gaia do të shoqërohet nga Alessia Marcuzzi, ish-bashkëshortja e Simones me të cilin ka edhe djalin e madh Tommaso. Data nuk është fiksuar ende ndërsa vendi pritet të jetë diku në Toscana. Gaia është mjaft e lidhur tashmë me Lazion dhe pas cdo fitoreje ka një postim në Instagram.©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *