• |
ide | kryesore

Nesër konferenca ku Rama është më mirë të mos flasë…

Lajme, Të fundit



Për herë të parë në Shqipëri Komisioni Europian do të organizojë konferencën për ditët e medias. I pranishëm pritet të jetë edhe komisioneri europian për zgjerim dhe fqinjësi të mirë Johannes Hahn. Një fjalim përshëndetës do të mbajë edhe kryeministri Edi Rama, i cili së fundi ndërmori një sulm ndaj gazetarëve pak pas seancës për imunitetin e Tahirit.

Nga ana tjetër, Rama ka një nënvlerësim për mediat, duke i etiketuar shpesh si ‘mediat e kazanit’.

Mbetet për t’u parë nesër gjatë fjalës në konferencë, nëse Rama do të flasë sërish për ‘mediat e kazanit’ apo ‘katundin mediatik’.

Ky Kryeministër që fajëson gjithmonë mediat për dështimet e qeverisjes së tij, ndoshta nesër duhet ta mbajë mbyllur gojën.

Kjo konferencë do të moderohet nga gazetari dhe korrespondenti i “The Economist” Tim Judah. Ndërsa do të ketë dy panele me gazetarë të shquar të Rajonit, si dhe ambasadorja e BE Romana Vlahutin.

Liria e medias është një nga kapitujt e negociatave mes vendit tonë dhe BE, si dhe ishte një nga dy fushat e vetme të cilat në raportin e KE për 2016 nuk kishin shënuar progres.

©LAPSI.al



3 Comments

  1. Neser gazetaret duhet so fillim te bojkotonin kete aktivitet dhe se dyti te rrethonin ambientin me protesta. Cdo ao legen kryeminister qe do mbaje fjale aty. Pse nuk diti te hesht njehere.

  2. Pse kane turp keta lloje KURREEEEEE do flasi pa ju dredhur qerpiku dhe skuqur faqja fare kujtoni mbrem Lorenc Langjelin tek opinioni dhe jo nje qiri te ndezim poe aq sa kisha ka Shqiperia se dukej plotesisht ne fazen e cmendurise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *