• |
ide | kryesore

Nuditeti i”Game of Thrones”, aktorët flasin për skenat e seksit (FOTO)

F1, F1, Paparazzi, Stil



Game of Thrones ka fituar një numër të madh shikueshmërie. Por një aspekt i serialit vazhdon të jetë një temë e nxehtë edhe sot: sasia e lakuriqësisë. A është e dobishme? A është e lirë? A është shfrytëzuese? Ne kemi dëgjuar të gjithë një numër kritikësh që debatojnë çështjen e nuditetit, por çfarë mendojnë yjet e serialit? Në fund të fundit, janë ata që heqin rrobat për artin e tyre. Këto janë disa nga mendimet e tyre.

Emilia Clarke (Daenerys Targaryen) – “Ata te bëjnë të ditur se jeni duke bërë audicion për një pjesë që do të përfshijë disa skena nudo … Nuk është ajo që unë isha duke kërkuar me përpara për të bërë dhe nuk është diçka që unë isha e ngazëllyer për ta filmuar. Ishte patjetër e ndërlikuar,dhe e vështirë. Por është e domosdoshme për karakterin. Është e domosdoshme për rritjen e saj dhe mendoj se është një gjë e rëndësishme për t’u treguar.

Kit Harington (Jon Snow) – “Unë ndihem mirë me lakuriqësinë në të vërtetë. Unë mendoj se është një nga ato gjëra … hiqni rrobat dhe ja ku jeni lakuriq. Ka njëqind njerëz që ju shohin dhe pas 30 sekondave, gjithkush ka parë gjithçka. Unë ndihem rehat i zhveshur pas atij momenti. “

Alfie Allen (Theon Greyjoy) – “Unë arrita të shmang pa i parë me familjen të gjitha skenat e mia te seksit. Edhe pse kishte një episod që isha duke shikuar me nënën time, ku kishte një skenë lezbike në një bordello … Isha si … oh Zot … kjo është pak si shumë. Përgjithësisht mendoj se lakuriqësia është e nevojshme.

Michelle Fairley (Cat Stark) – “Kam një kontratë për të mos u shfaqur e zhveshur , kështu që unë gjithnjë kam për të mbajtur rrobat e mia … Producentet e kane  vënë atë, jo unë … Do të doja të luaja Tyrion (Peter Dinklage) sepse ai ka shume skena seksi dhe karakteri im jo. ”

Natalie Dormer (Margaery Tyrell) – “[Një skenë lakuriq] ishte skena e parë që xhirova. Isha duke qeshur me krijuesit David [Benioff] dhe Dan [Weiss], se kjo ishte një iniciativë e mirë për Game of Thrones. Ishte paksa mizore që ata duhej të planifikonin atë gjë në atë mënyrë, por ata mohuan se e dinin programin e xhirimit.Por u ndjeva shume mirë dhe pse në një skenë delikate, ata ma bënë punën e lehtë.

Oona Chaplin (Talisa Stark) – “Një nga vajzat që është shfaqur më shumë e zhveshur në 2 sezonet e para tani thotë:Dua të njihem për aktrimin, jo për gjoksin tim “.

Nikolaj Coster-Waldau (Jaime Lannister) – “Unë e kam parë Sean Bean [Ned Stark] lakuriq, kam parë Mark Addy [Robert Baratheon] Dhe Lena [Cersei Lannister] Nuk i kam parë fëmijët sigurisht, por të gjithë të rriturit. Ne e bëjmë atë në leximin. Ne ecim të zhveshur dhe duke lexuar skenarin.”

Lena Heady (Cersei Lannister) – “Unë e kam thënë që nga dita e parë që nuk kam asnjë problem nuditetin. E kam bërë atë gjatë gjithë karrierës sime. Por për këtë karakter, ka qenë më mirë për realitetin e saj dhe ndjeshmërinë e saj për të mos e zhveshur deri sa ajo ta kete të nevojshme. Kur te jete jashtë kontrollit të saj. Kjo lloj skene do të ketë më shumë pushtet nëse nuk është një ngjarje e përditshme.Mezi po pres.”

©Lapsi.al Burimi:Wetpaint



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *