• |
ide | kryesore

Polici nga Fieri që u përplas me Habilajt: Në qeli me vrasës dhe grabitës, më thyen nofullën!

Lajme, Të fundit



Bledar Naçi për momentin gjendet në azil politik në një nga vendet e Bashkimit Europian. Pjesë e skuadrës së Dritan Zaganit, njësoj edhe ai pësoi të njëjtin fat si kolegët e tij të Antidrogës. Pasi është arrestuar, nuk është marrë asnjëherë në pyetje nga prokuroria, por ka qëndruar në burg, i mbyllur në qeli me të dënuar të tjerë me 25 vite burg.
“Kam qenë në dhomë me persona të dënuar për vrasje, për grabitje me armë dhe për pengmarrje. Jam kërcënuar edhe nga të dënuar të tjerë. Më kanë qëlluar të burgosur duke më thënë se iu ke bërë shumë keq miqve dhe shokëve tanë gjatë kohës që ke punuar në polici. Jam masakruar sepse në një moment kam qenë vetëm dhe jam qëlluar. Më kanë thyer dhëmbët e nofullës së sipërme, në burgun e Vlorës” tregon Bledar Naçi në intervistën e dhënë për gazetarin Basir Çollakut, të botuar në Gazeta Shqiptare.
Naçi tregon dy raste kur në përballje me trafikantët e drogës është tradhëtaur nga kupola e policisë apo kolegët e tij në Vlorë. Në rastin e parë ka qenë një person në Fier që u arrestua për 3.5 kilogram heroinë.
“Atë emrin tim mos e përmendni më sepse ju e keni të kotë, mos nënshkruani më për mua sepse ato disqet e përgjimeve të bisedave që dëgjoni ju në zyrë, unë I dëgjoj në shtëpi dhe I marr të gatshme nga Tirana. Kështu na tha mos u merrni me mua, merruni me të tjerë. Ky person kishte lidhje edhe me grupe të tjera. Mund t’ju them se ky grup i fuqishëm kriminal, kishte lidhje edhe me grupe të tjera në Vlorë dhe ka pasur lidhje të fuqishme edhe politike dhe ka pasur lidhje edhe me Habilajt” thotë Naçi.
Rasti tjetër që përmend oficeri i Antidrogës është kur ai bashkë me Dritan Zaganin kanë kapur një skaf që tërhiqej nga një Range Rover. Personin që kishte skafin e kanë ndaluar tek Ura e Mifolit, por ndërsa prisnin të vinin përforcimet e policisë nga Fieri, kanë mbërritur ato nga Vlora. 4 policët e Vlorës i kanë kërkuar të mos ndalohet personi që kishte skafin me tre motorrë. Situata është acaruar deri në pikën që policët nxorrën armët.
“U arrit deri në fyerje dhe nxjerrje armësh” tregon Bledar Naçi që thotë se veç policëve të Vlorës, kërcënimet dhe ofendimet i erdhën edhe nga personi që kishte pasur skafin. Më pas mjeti lundrues është dërguar në komisariatin e Fierit, por me “urdhër nga lart”, i është kthyer sërish njerëzve që e përdornin.



2 Comments

  1. Lexon te tilla deshmi, perjeton prej vitesh skandal mbas skandali te rilindjes, zhytesh ne varferi e mjerim dhe pastaj lexon editoriale nga Bushati dhe Muçi se perse Rama duhet te qendroje ne pushtet te pakten deri ne 2021-shin!!!

  2. bushati e muq nanon e sidomos mero baze,nazarkot do i kishin rritur jeten edhe enverit por si krymba qe jan me mero bazen kerkojn ramen deri ne vitin 2021 .po rroj sa enveri deri ne vitin 2041.por droga rama vdes ne vitin 2018 duke u vetvarur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *