Thasë me pula të ngordhura janë gjetur të hedhura në rrugën Elbasan-Peqin. Ky vend, që rrezikon përhapjen e një sërë sëmundjesh, ndodhet mes fshatrave Vidhas-Mallkas dhe është gjetur nga punëtorët e mirëmbajtjes së rrugës.
Sipas AbcNews, punëtorët janë shprehur se çdo ditë një furgon i bardhë pa targa shkarkon pula të ngorhdura të future në thaës.
Skandali vazhdon prej dy javësh. Ende nuk është zbuluar origjina e pulave të ngordhura. Në një gjatësi prej rreth 500 metra ndjehat era e rëndë. Aty pranë është gjetur edhe një dhelpër e ngordhur që dyshohet se është helmuar nga pulat.
i kan drogu pulat e njerzit rama qazimi e tahiri.shtet i te qelburve ku cetem krimi lulzon.