• |
ide | kryesore

Tragjike/ Dëmton shtyllën kurrizore kampioni shqiptar i mundjes

Sport



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kampionatin Ballkanik të të rinjve U-17 në mundje të zhvilluar në Slloveni. Mundësi shqiptar Leonardo Frrokaj ka humbur ndjenjat gjatë garës, pasi ka dëmtuar dy vertebra të shtyllës kurrizore. Pasi ka fituar ndeshjen e parë, Frrokaj, i cili është kampion vendi dhe garon në kategorinë e 63 kg, stili greko-romak, po ndeshej me kundërshtarin e tij nga Moldavia për medalje të artë ose të argjendtë, kur në një ndërhyrje ka ndodhur një aksident i rëndë. Federata Botërore e Mundjes dhe organizatorët i kanë ardhur në ndihmë sportistit shqiptar, të cilin e kanë transportuar me helikopter në Lubjanë, ku i është nënshtruar një operacioni për rreth 4 orë. Në ndihmë, Frrokajt i ka ardhur edhe ambasadori i Shqipërisë në Slloveni, Pëllumb Qazimi, si dhe diplomatë të tjerë. Për momentin situata shëndetësore mbetet e rëndë, me 17-vjeçarin që qëndron në gjendje kome deri në ndërhyrjen tjetër, me të cilën mjekët po përpiqen që t’i rikthejnë frymëmarrjen natyrale dhe lëvizjen e gjymtyrëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *