• |
ide | kryesore

Atentat mafioz në Ekuador, shqiptari qëllohet me 4 plumba për pazaret e kokainës (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Trafiku i kokainës ka qenë shkak i atentatit ndaj një shqiptari në qendër të qytetit Guayaquil në Ekuador, sipas policisë vendase. Dy persona e kishin ndjekur me motorr shqiptarin dhe në momentin që makina e tij ka ndaluar e kanë qëlluar me 4 plumba pistolete. Makina e blinduar e ka shpëtuar nga vdekja shqiptarin, emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga mediat ekuadoriane. Nga pamjet shihet se shqiptari lëvizte me një mjet luksoz. Makina ka qenë e blinduar për shkak të kërcënimeve që kishte marrë më parë viktima ka thënë shefi i policisë së qytetit për gazetarët. Nga kronika e televizioneve ekuadoriane është qartësuar edhe një skemë e atentatit, që ka pasur si shkak prishjen e pazareve të kokainës. Ky është atentati i dytë që ndodh në Ekuador ndaj shqiptarëve. Disa muaj më parë u vra Ilir Hidri. Policia dha të njëjtin shkak për ekzekutimin e tij nga vrasës me pagesë, prishja e pazareve për kokainën.



1 Comment

  1. nuk u mjafton derrave te qelbur te rames italia,greqia evropa afrika e azia qe e kan afer por qunat e saje qorr bythlepiresit edhe ne amerik na flliqin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *