• |
ide | kryesore

Bashkëshorti i ish-deputetes socialiste propozim i Ramës për kryeprokuror?

Lajme, Të fundit

Gazetari i kronikës, Flamur Vezaj, i cili jeton prej pak kohësh në SHBA, ka zbuluar emrin që mund të propozohet nga kryeministri Edi Rama për të zëvendësuar kryeprokurorin, Adriatik Llalla. Sipas Vezajt, ky është Henrik Ligori, bashkëshorti i ish-deputetes së PS-së, Shegushe Ligori. Por sipas tij, ky prokuror i ka përfunduar studimet për drejtësi me korrespondencë, ndërsa fakultet të parë ka kryer studimet për Teknik Bujqësor.

‘Për sa i përket zotit Ligori, të them të drejtën e njoh dhe e vlerësoj. Por për shkak se zoti Ligori e ka mburuar fakultetin e parë për Teknik Bujqësor, dhe Drejtësinë mesa di unë e ka përfunduar vite më vonë për korrespondencë’, thotë Vezaj.

Mazhoranca ka lënë të kuptohet se Adriatik Llalla do të zëvendësohet me një kryeprokuror tjetër sapo t’i përfundojë mandati më 2 dhjetor.

©LAPSI.al

 

2 Comments

  1. mir qe nuk po e ben negjmijen,ose nenen e vet aneten ose at te tahirit se miljonere jan.u paguan dasmen edvinkes e erionkes,qe u martuan per sebep se ne shtrat tek dash peza shkojn.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu