• |
ide | kryesore

Denoncimi/ 3 milionë euro në zyrën e Ramës që Tahiri të mos shkarkohej

Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj dyshes Rama-Tahiri sot në Kuvend. Sipas tij ata janë të përfshirë në trafikun e drogës. Pas rënies së avionit në Ishëm, Berisha thotë se Tahiri i dërgoi Ramës 3 milionë euro në zyrë vetëm që të mos shkarkohej nga detyra.

“A nuk ishte opozita se në Ishëm ra avioni. Por jo vetëm në Ishëm. Edi Rama përgatiti shkarkimit? I dërgoi 3 milion euro në zyrë Saimir Tahiri Edi Ramës. Saimir Tahiri nuk u shkarkua. Me qindra herë denoncuam që vendi po mbushet me kanabis”, tha Berisha.

Më tej ish-kryeministri u shpreh se Rama e shpalli Tahirin si ministri më i suksesshëm, ndonëse opozita e kishte denoncuar disa herë për përfshirje në trafikun e drogës.

©LAPSI.al

 



1 Comment

  1. 3 miljon euro nuk i dalin qelbesires rama ne muaj drog te thith per grupin e qelbur te tij,qitjone,brek gjelili,jastek grisele e thas per kanabis.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *