• |
ide | kryesore

Detaje nga hetimet/ Orest Sota nuk ka blerë hekur në kompaninë “Kurum”

Lajme, Të fundit



Orest Sota dhe babai i tij, biznesmeni Lefter Sota, nuk figurojnë në regjistrat financiarë të kompanisë së hekurit “Kurum”. 25-vjeçari pretendoi se 863 mijë eurot që iu gjetën më 1 nëntor në makinë kishin për qëllim blerjen e disa mijërave ton hekur në këtë kompani.

Pretendimi i Orest Sotës se sasia e madhe e parave ishte për të blerë hekur tek “Kurum” u hodh poshtë pak ditë më parë edhe nga menaxherja e kësaj kompanie, e cila deklaroi në prokurori se “Kurum” kryen transaksione me shifra deri në 150 mijë euro. Shuma që parave që kishte Sota në makinë ishte disa herë më e madhe.

Sekuestrimi i regjistrave të shit-blerjes ishte veprimi i parë që kreu Prokuroria e Krimeve të Rënda, në kuadër të verifikimit të pasurisë së Orest Sotës dhe familjes së tij. Njësia e inteligjencës financiare po gjurmon origjinën e 863 mijë eurove që iu kapën të riut, sëbashku me tre patentat e Saimir Tahirit dhe bashkëshortes së tij.

Organi i akuzës ka kërkuar informacion nga bankat e nivelit të dytë në vendin tonë, nëpërmjet Njësisë së Inteligjencës Financiare, për të parë nëse 863 mijë euro kanë qenë të depozituara më pare në sistemin bankar shqiptar.

Orest Sotës i sekuestruan 2 aparate celularë me qëllim për të mësuar nëse ka pasur komunikim me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri gjatë kohëve të fundit.

Krimet e Rënda nisën hetimin e imtësishëm të pasurisë edhe ndaj Saimir Tahirit. (kliko këtu)

©LAPSI.AL 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *