• |
ide | kryesore

Fate Velaj shpëton Ramën/ Ka gjetur në Vlorë lidhjet e Habilajve me Lulzim Bashën

Lajme, Të fundit



Pasi shpëtuan Saimir Tahirin nga qelitë e paraburgimit, socialistët janë në kërkim të një alibie për të shpëtuar ndërgjegjen. Me mision, ka qenë i ngarkuar Fate Velaj, deputeti i Vlorës që ka zbuluar lidhjet farefisnore të Habilajve me familjen e Lulzim Bashës.
Me një letër të firmosur nga qytetarët e Vlorës, Fate Velaj tha se Habilajt kanë lidhje familjare me bashkëshorten e Lulzim Bashës.
Ai ka përmendur ndihmën ndaj tyre në periudhën e Piramidave dhe lidhjet e tij me ta kur ishte ministër i Brendshëm. Sipas ligjvënësit të PS, PD ka ndihmuar Habilajt që në kohën e Piramidave të famshme me anë të Piramidës “Alimuça”.
“Banorët i thonë Bashës: “Mos u nxito para se të japësh përgjigje ,sepse mund të përdoret në hetimin të cilin jemi të sigurtë se do të thellohet. Basha duhet të pyesë vjehrrën e tij se çfarë e lidh nënën e saj me fisin Habilaj? . Pyete pak edhe vjehrrin tënd si i njeh Habilajt dhe Alimuçajt e Vlorës? Pyetet pak kunatin se kush ishin të fortët që i dolën në krah, teksa ndërtohej hoteli në det?
Në letrën e lexuar nga Velaj në Kuvend, thuhej se “Basha i njihte Habilajt qëkur ishte Ministër i Brendshëm dhe ata e bridhnin detin ngarkuar sikur ta kishin të babait. Ç’pati Zagani që përmendi një qokë të policisë së Durrësit për ta kur ti ishe në pushtet Lulzim?”
Fate Velaj nuk përmendi burimin e informacionit që ishte shkruar në letër. Nëse të dhënat janë të vërteta, duket se Habilajt vazhdojnë t’i mbajnë marrëdhëniet me Habilajt. Njëri prej vëllezërve, Floriani është ende i lirë.



1 Comment

  1. se ku i gje qelbesira rama keta krymna qenefi lloji taulant balla,pjerdh e dhin ndreu,erionka,shalsa etj.ky fate velej po qe qenka i ridhjer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *