• |
ide | kryesore

Si të bëhesh me flokë? Kjo është procedura që duhet të ndiqni

Stil



Transplantimi i flokëve është një metodë inovative e mbjelljes së flokut, e cila kryhet nga doktorët e çertifikuar nga Akademia e DHI. Kjo akademi ka 46 vjet eksperiencë dhe me 62 klinika në të gjithë botën. Tani në bashkëpunim me Spitalin Amerikan, mjekët më të mirë do presin pacientët e interesuar për të bërë vizita dhe kryer procedurën. Procedura konsiston në marrjen e folikujve dhe mbjelljen DIREKT të tyre në zonën e nevojshme në të cilën ka rrallim ose rënie flokësh.

Çfarë të presim?

Është e sigurt si procedurë.
Me rezultate natyrale.
Përdoret anestezi lokale dhe është totalisht pa dhimbje, sepse shpimet janë me diametër 1 mm ose më të vogël se 1.
Është e VETMJA metodë që mund të kryhet edhe pa i prerë/shkurtuar flokët.
Pacienti i rikthehet aktivitetit të përditshëm ditën e nesërme dhe është në gjendje perfekte.
Kryhet vetëm nga profesionistë të trajnuar dhe çertifikuar pranë Akademisë DHI.
Rezultati shihet menjëherë pas 2 muajsh dhe me garanci të përjetshme.
Metodë e thjeshtë pa dhimbje dhe me efikasitet maksimal.

Si kryhet procedura?

1) Faza e ekstraksionit ose e marrjes së folikujve nga zona dhënëse. Merren një nga një me anë të ekstraktuesit që ka një diametër më të vogël se 1 mm. Në këtë mënyrë folikujt nuk dëmtohen dhe mbajtja e tyre në një temperaturë të veçantë minimizon traumën dhe rrit efikasitetin e trajtimit.
2) Faza e mbjelljes (e vendosjes). Folikujt vendosen në zonën e nevojshme me anë të një pajisje të veçantë (implanter) që eleminon traumën e skalpit dhe siguron efikasitetin e trajtimit. Vendosja (mbjellja) e folikujve bëhet direkt në skalp, pa bërë vrima paraprakisht ose prerje, pra bëhet direkt.
3) Drejtimi dhe dendësia e flokëve të rinj vendoset nga specialistët, duke siguruar një rezultat natyral dhe jetëgjatësi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *