• |
ide | kryesore

Bleona vendos të ngrijë vezët. Do bëhet nënë, por prioritet karriera (foto, video)

Paparazzi, Slider



Bleona Qerreti gjithnjë e ka shprehur hapur se karriera është kryefjala e jetës së saj dhe se për të do të bënte çdo lloj sakrifice.

Përfshi këtu edhe vendimet më të rëndësishme që një grua mund të marrë, siç është koha e mëmësisë. Pak orë më parë, në llogarinë e saj të Facebook-ut, Bleona ka postuar një video ku shpjegon gjithë proçedurën e ngrirjes së vezëve, teksa e aplikon mbi trupin e saj. Kjo metodë, përdoret ku nuk dëshiron të mbetesh shtatzënë deri në një periudhë të caktuar kohe, por vezët ruhen për të mos humbur më vonë mundësinë e të qënit nënë.

“Jam shumë e lumtur të ndaj me ju proçedurën e ngrirjes së vezëve të mia. Kjo metodë është një zhvillim shumë i rëndësishëm për gjithë gratë që kanë prioritet karrierën e tyre. Do vazhdoj të postoj përsëri nesër”, shkruan këngëtarja, e lumtur për vendimin të paktën derisa në horizont të shfaqet babai ideal.

“Ngrirja e vezëve” është një teknikë shumë e aplikueshme nga shumë yje të Hollywood-it. Mjekët sugjerojnë se koha më e mirë për ta bërë këtë është nga 20 deri në 30 vjeç, pasi vezët fillojnë të plaken edhe para lindjes së parë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *