• |
ide | kryesore

Emrat/ Arrestohen 4 hajdutë shqiptarë në Itali

Lajme



4 të rinj shqiptarë kanë rënë në pranga, në bregdetin e Porto d’Ascoli, pasi janë nën akuzë për vjedhje. Sipas mediave italiane, shqiptarët kanë grabitur shumë shtëpi mes Riveras dhe rrethinave, por edhe në Vibrata Val dhe Fermo.

Në orët e para të mëngjesit të së enjtes, agjentët e policisë arrestuan shqiptarët Arlin Çera, 32 vjeç, Mateo Gjeta 28 vjeç, Rigels Vlashi 24-vjeç dhe 25-vjeçarin Admir Vata.

Dyshohet se të rinjtë janë përgjegjës për një seri vjedhjesh të dy javëve të fundit, të ndodhura në Monteprandone. Ata janë dërguar në burgun e Marino del Tronto.

Në vendin ku jetonin të rinjtë janë gjetur telefona celularë, ora të shtrenjta, bizhuteri, para dhe çanta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *