• |
ide | kryesore

Gerhitja dhe shkaqet e saj

F1, Stil



Më shumë se gjysma e të rriturve gërhasin në një periudhë të caktuar kohe gjatë jetës së tyre. Gërhitja ndodh kur ajri kalon në indet e fytit dhe shkakton vibrim të tyre ndërsa merrni frymë, prandaj krijohet edhe ai tingulli karakterizues.Ndryshimi i mënyrës së jetesës, si rënia në peshë, shmangia e alkoolit para se të flini ose fjetja në një anë, mund të ndihmojnë në ndalimin e gërhitjes.

Simptomat

Gërhitja shpesh shoqërohet më çrregullim të gjumit, i quajtur apnea obstruktive e gjumit. Jo të gjithë ata që gërhasin kanë këtë çrregullim, por, nëse gërhitja shoqërohet me një nga simptomat e mëposhtme, është e këshillueshme të vizitoheni nga një mjek për të shmangur përkeqësime të mëtejshme:

Zhurmë gjatë fjetjes

Gjendje të përgjumur gjatë ditës

Vështirësi në përqendrim

Dhimbje koke në mëngjes

Dhimbje të fytit

Gjumë jo të qetë

Gulçime ose marrje fryme gjatë natës

Tension i lartë i gjakut

Dhimbje të kraharorit gjatë natës

Gërhitja juaj është aq e zhurmshëm sa keni ndërprerë gjumin e partnerit/partneres tuaj

Zgjoheni gjatë natës sepse është duke ju marrë fryma

Kur duhet të paraqiteni tek mjeku

Paraqituni tek mjeku nëse keni një nga simptomat e lartpërmendura, pasi mund të jenë tregues nëse gërhitja shkaktohet nga një gjendje më e rëndë, siç është apnea obstruktive e gjumit.

Konsultohuni më pediatrin nëse fëmija juaj gërhet, pasi edhe fëmijët mund të vuajnë nga apnea. Shkaktaret e apneas obstruktive të gjumit tek fëmijët mund të jenë: probleme me hundën dhe fytin, bajamet e zgjeruara, obeziteti i cili ngushton rrugët e frymëmarrjes tek fëmijët.

Shkaqet

Shumë faktorë , si anatomia e gojës dhe sinuseve, konsumimi i alkoolit, alergjitë, gripi dhe pesha mund të shkaktojnë gërhitjen.

Kur ju zë gjumi dhe vazhdoni nga një gjumë i lehtë në gjumë të rëndë, muskuli në kulmin e gojës, gjuha dhe fyti relaksohen. Indet e fytit relaksohen mjaftueshëm sa mund të bllokojnë pjesërisht rrugët e frymëmarrjes dhe dridhen.

Sa më e ngushtë të jetë rruga e frymëmarrjes, aq me forcë bëhet frymënxjerrja. Kjo shkakton shtimin e vibrimit të indeve dhe atë gërhitjen e fuqishme, shkruan Shendeti.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *