• |
ide | kryesore

Haradinaj Kryeministër, por Serbia nuk pranon të heqë urdhër-arrestin ndërkombëtar

Lajme, Të fundit

Kosova akuzon Serbinë se po minon dialogun mes dy vendeve duke refuzuar të tërheqë urdhër-arrestin ndërkombëtar për kryeministrin, Ramush Haradinaj.

Falë këtij urdhër-arresti, Haradinaj u arrestua në Janar të këtij viti në Francë, derisa u lirua nga gjykata, e cila refuzoi kërkesën e Serbisë për ekstradim.

Duke i cilësuar si të rreme provat që paraqesin serbët për urdhër-arrestin e Haradinajt, këshilltari i tij politik shprehet se këto veprime i takojnë kohës së Sllobodan Millosheviçit.

Krijimi i listave dhe akuzimi i njerëzve mbi prova të rreme u takon kohërave të errëta të Serbisë, nën (Sllobodan) Millosheviçin. Kjo nuk i kontribuon dialogut midis Kosovës dhe Serbisë si dy shtete sovrane dhe fqinje” – u shpreh sot Halil Matoshi, transmeton Klan Kosova.

Televizioni kosovar citon Reuters kur shprehet se: Zyrtarët perëndimorë në Prishtinë, ashtu si edhe ata lokalë, druajnë se Haradinaj mund të arrestohet nëse udhëton jashtë vendit dhe nëse urdhërarresti për të nuk tërhiqet.

Javën e ardhshme, kryeministri kosovar do të zhvillojë një vizitë në Bruksel. ©LAPSI.AL 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu