• |
ide | kryesore

Hueyda El Saied: Spektakli ishte me hile, unë fitova falë Verës

Paparazzi, Slider



Nata finale e “12 vallëzime pa një të shtunë” nuk ishte më e mira për ish-balerinën Hueyda El Saied. Me temperaturë dhe me shyta, tregon Hueyda, kur kujton natën finale të 25 viteve më parë, por asgjë nuk e bëri të tërhiqej. Pasi pa me nostalgji një pjesë të kërcimit të natës finale pasditen e djeshme në “Rudina”, Hueyda tha se atë natë ajo ishte shumë e sëmurë. Por nuk ishte ky shqetësimi më i madh: “Ne na kishin thënë që nuk do ta fitonin çmimin e parë, sepse juria qëndrore (thuhej, nuk e kam vërtetuar ndonjëherë) ishte paguar, kishin marrë ryshfet dhe kemi fituar vetëm prej Vera Grabockës, e cila na inkurajonte dhe jurive të rretheve që na vunë në vend të parë. Juria qëndrore na vuri në vend të fundit. Dhe vetëm prej rretheve fituam, ndaj edhe unë u jam shumë mirënjohëse” – tregon Hueyda.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *