• |
ide | kryesore

Inva Mula së shpejti me spektakël në Tv Klan

Paparazzi, Slider



Sikurse thanë muaj më parë burime për Anabel.al, sopranoja me famë botërore Inva Mula do të vinte për herë të parë në një spektakël televiziv në “TV Klan”, i cili do të kishte formatin e “Prodigies”, një spektakël i krijuar nga Endemol.“TV Klan” publikoi spotin e këtij spektakli duke zbuluar saktësisht për çfarë bëhet fjalë. Spektakli do të quhet “Virtuozët”.Fëmijë nën moshën 18-vjeçare, të talentuar në balet, kanto dhe instrumenta të zhanrit klasik (piano, violinë, harpë, fizarmonikë) do të mund të konkurrojnë për t’u bërë pjesë e këtij spektakli. Nuk ka ende një datë se kur do të nisë transmetimi, pasi ende nuk janë bërë përzgjedhjet para-eliminatore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *