• |
ide | kryesore

Nishani: Visho Ajazi është shantazhuar nga mazhoranca

Lajme, Të fundit

Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani deklaroi se ndaj Visho Ajazit janë bërë shpesh presione dhe shantazhe politike që vinin nga parlamenti, nga mazhoranca.

Sipas Nishanit, ky shantazh dhe presion ushtrohej nëpërmjet përhapjes së informacioneve të pavërteta.

Ish-Presidenti shprehet se, sidoqoftë, dorëheqja e Ajazit nga drejtimi i SHISH ishte një akt personal, që nuk lidhej me këto presione.

“Unë ruaj vlerësimet e mia ndaj zotit Ajazi, gjakftohtësisë kurajës pavarësisht shantazheve politike, por në fund të fundit dorëheqja është një akt personal.

Kma pasur disa akte publike të sulmit politik që vinin nga parlamenti nga mazhoranca, për ta larguar nga shërbimi duke përhapur të pavërteta ‘fake informacione’. Kjo bëhej gjithmonë në formë presioni që të largohej kryetari i SHISH. Kam parë në disa raste vlerësime shumë të mëdha edhe për vetë zotin Ajazi nga partnerët tanë.

Për mua ishte e papritur. Sepse unë mendoja që SHISH të vazhdonte punën e konsoliduar” – u shpreh Nishani në emisionin “Fakt”. ©LAPSI.AL 

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu