• |
ide | kryesore

Si e nisi punën Shkëlqim Miri, me vetëm 400 mijë lekë kursime

Lajme, Të fundit



Të japësh drejtësi në Shqipëri duhet të jetë diçka e përafërt me zbulimin e një miniere ari. Mjafton të krahasosh pasurinë që ka deklaruar në vitin 2004 gjykatësi Shkëlqim Miri, që u kap natën e së enjtes me 300 milion lekë në shtëpi.
Në vitin 2004 deklaronte se kishte 400 mijë leke të likujduara.
Pasuria e deklarimit fillestar në 2004 e Shkëlqim Mirit:
Pasuri të paluajtshme: Bashkëpronar me 50% i një apartamenti banimi me sipërfaqe 49.8 m2 në vlerën 3 milionë lekë, pjesë e regjimit martesor;
Likuiditete (Depozita, Cash, Llogari rrjedhëse, Debi-Kredi, Karta krediti/debiti):
Kursime në vlerën 400 000 lekë;
Automjete: Nuk zotëron;
Sende me vlerë: Nuk zotëron;
Tituj Financiarë (bono thesari, obligacione, letra me vlerë, fonde sigurie, aksione në bursë, shërbime financiare të parapaguara): Nuk zotëron;
Dhurata: Nuk zotëron.
Kjo është deklarata e fundit që është bërë publike nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive për gjyqtarin e Apelit të Tiranës, Shkëlqim Miri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *