• |
ide | kryesore

Zbulohet dita kur Britania do të shkëputet nga BE

Planet



Ndarja e Britanisë së Madhe nga blloku europian do të bëhet më 29 mars të vitit 2019, në ora 11 të darkës.

Kjo ishte kërkesa që i shtruan ministrat e qeverisë së Theresa May-t parlamentit.

Theresa May dhe ministrat e kanë bërë të qartë që ata shohin 29 mars 2019, si datën që Britania do të pushojë së qeni anëtare e Bashkimit Europian. Shkrimi i kësaj kërkese si akt të Parlamentit do t’a bënte shumë të vështirë këtë vendim për t’u sfiduar.

Qeveria ka njoftuar se po i përgjigjet shqetësimeve të deputetëve për qëndrimin edhe më gjatë të vendit në bllokun europian.

Britania votoi për “Brexit” me 53.5%, që deshën largimin e vendit nga Bashkimi Europian, kundrejt 46.6% të atyre që kërkonin ende qëndrimin. Edhe Uellsi votoi për Brexit, ndërsa Skocia dhe Irlanda e Veriut mbështetën qëndrimin në union.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *