ide | kryesore

Denoncimi te Basha/ Tahiri dhe bashkëshortja e tij po fshehin provat, zbrazen zyrat te Garda

Lajme, Të fundit

Kreu i PD-së Lulzim Basha shkruan në faqen e tij në Facebook se treshja Rama-Tahiri-Xhafa janë në ethe për të fshehur provat. Ai publikon mesazhin e një denoncuesi i cili tregon për zyrat e Tahirit në Gardën e Republikës, të cilat sipas tij janë boshatisur nga ish ministri dhe bashkëshortja e tij.

Mesazhi denoncues:

“Zoti kryetar, një ditë pasi ju publikuat në FB denoncimin tim për praninë me orë të tëra të Saimir Tahirit dhe zonjës së tij në dy zyrat që Tahiri administron te Garda, kanë ndodhur dy ngjarje:

Të mërkurën me 8 nëntor në ora 12 në mesditë, ka mbërritur një grup drejtuesish të policisë dhe të gardës të cilët kanë kontrolluar zyrat.

Të nesërmen, ditën e enjte 9 nëntor, nga ora 9 deri në orën 12 zyrat janë boshatisur tërësisht nga bashkëpunëtorë të Saimir Tahirit të ndihmuar nga punonjës të policisë dhe të Gardës. Tre automjete janë ngarkuar me kuti të mëdha të mbushura plot: një furgon i bardhë me targë MB 403 AA, një kamionçinë ushtarake me targë MB 019 AA, dhe një Golf 5 ngjyrë vishnje me targë AA 258 KS.

Pasi i boshatisën zyrat, i pastruan dhe ndryshuan dhe emërtimin në dyert e dy zyrave dhe u larguan.

E gjitha kjo ndodhi vetëm një ditë pasi ju publikuat denoncimin tim për ardhjen dhe qëndrimin disa orësh të Tahirit dhe të zonjës së tij në dy zyrat që Tahiri administron te Garda.”

14 Comments

  1. Luli vazhdon te mashtroi ashtu si paraardhesi i tij… mashtrime dhe shpifje cdo dit te jetes politike te tyre. Edhe mashtrimim e ben me trashegimi kta injorant

  2. amam aman kush na nderoi sot me daljen e tij po ik o lul se le kokren e namit me te tilla gafa e budallalliqe dhe dicka nese do te fshehin provat do ta benin pa e kuptuar fare ti dhe asnje tj po ti se kupton kaq gje fatkeqesi per ty dhe ne qe kemi taksiratin te te degjojme legjendar tuja te radhes

  3. Pse more derezi kopjon salen e vete poston njoftimet e dixhitalizuara te ca njerezve qe nuk kane cbejne tjeter. Duhet ta shohesh me seriozisht kete punen e postimeve te pavenda se mire ai s’ka me ca merret shtyn kohen po ti je lideri i ri qe nuk ka nisur akoma te lulezoj, por po kalbet para kohe.

  4. Qytetari digital eshte nje shpikje e gjetur e Saliut. Keqinformon publikun ne menyre shume te mire por njerzit kan sy ne ball dhe e shohin qe kto idiotsira jan te paverteta dhe ne te gjitha raste shume absurde

  5. te jesh nje njeri qe punon per shqiptaret eshte nje sfide me vete sepse jo gjithmone eshte terren i pershtatshem po te luftosh budallenjt si puna jote eshte akoma me e lodhshme dhe mbase dhe deshton kot skan then hapi rrugen budallait se ske ci ben, po ti shoku ke friken tate kshuqe po mundohesh te terheqesh vemendjen me keto budallalliqe.

  6. Eshte per te ardh keq qe ky njeri kapet fort pas shpikjeve dhe mashtrimeve e se kupton sa dem i ben opinionit publik, e keqinfotmin. O Luli tashme te njohim te gjithe ne kete vend dhe e dim tashme cfare he i gatshem per te terhequr vemendjen po boll se po le nam.

  7. Ama qytetar qenka edhe ky qe ne vend qe ta coj denoncimin ne prokurori e con ne parti hahahaha dhe keta e perdorin me se mire me statuse ne fb thua ti nuk ekziston organi akuzes ketu. Vetem lajm per politik asgje me shume.

  8. Te lutem Zoti Basha te mos vazhdoni me kete taktiken tuaj per te te terhequr vemendjen e per te hedh balte kudo e per kedo. Nese doni te akuzoni dike bazohuni ne fakte konkrete e mos shpifni.

  9. Institucioni i hetimit esht prokuroria dhe jo ti. Atje shko luli dhe denonco bashk me at qytetaret e tu fantazem se na lodhe koken

  10. luli dhe e gjithe partia e tij jane grup palacosh qe sdine tjeter gje vetem te shpifin dhe te nxjerrin gjera te zeza nga goja.

  11. Luli do te te them se kush merr popullin per budalla sic ben ti e kashume gabim dhe per kete ke zgjedhjet e kaluara ku humbe ne menyre te jashtezakonshme per nje lider opozite

  12. Na merove o i shkret. Spo kuptojm ca kemi zgjedhur per lider, politikan apo gazetar. Te lutem ne emer t gjith demokrateve boll mo me kto po shiko si behet politika mer shembull dhe mos na u be si gazetar investigatues se ste ka hije si lider i opozites qe je.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu