• |
ide | kryesore

FOTO+18/ Shqiptarja 29-vjeçare zhvishet nudo për Interin

Sport



Një tifoze e zjarrtë e skuadrës së Interit është edhe modelja 29-vjeçare me origjinë shqiptare, Blerina Shaho, e cila që në fëmijëri ka nisur të ndjekë ndeshjet e zikaltërve duke u kthyer në një prej mbështetëseve më joshëse të këtij klubi. Gjatë një interviste për “Panorama Sport”, tifozja bukuroshe thotë se së fundmi ka bërë edhe një tatuazh me stemën e kësaj skuadre.
“Lojtari im i preferuar i të gjitha kohërave është pa dyshim Marko Materaci, prej të cilit jam frymëzuar për të bërë edhe tatuazhe. Nisa të bëja tatuazhe kur Materaci kishte 23 në total, por tani duhet të ketë edhe më tepër. Megjithatë, shpresoj që të mos bëj edhe unë aq shumë sa ai, ndonëse deri më tani kam bërë nëntë prej tyre, nga të cilët tre i dedikohen skuadrës sime të zemrës, Interi. Ndërsa sa i përket skuadrës aktuale, i preferuari është Ivan Perisiç” – thotë Shaho.
“Nëse Inter do të fitonte sërish tripletën do të pozoja sërish “nudo” me ngjyrën e skuadrës. Madje, si gjëja më e çmendur që do të mendoja të bëja si tifoze e zjarrtë e kësaj skuadre, do ishte pa dyshim të pozoja “nudo”, por kësaj radhe në ambientet e stadiumit “Giuseppe Meazza” – thotë e reja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *