Një sasi e madhe kanabisi është sekuestruar gjatë ditës së sotme në zonën e Vilunit në Velipojë.
Nga të dhënat e para dyshohet se janë sekuestruar rreth 1 ton drogë, e bërë gati për t’u transportuar drejt Italisë.
Thuhet se janë disa persona të arrestuar, por për momentin s’ka më shumë të dhëna për operacionin, i zhvilluar nga FNSH Shkodër.