• |
ide | kryesore

Kremlini ‘zbulon sekretin’: Putin dhe Trump ranë dakord për…

Planet, Të fundit



Në Deklaratën e përbashkët të miratuar në margjina të një samiti në Vietnam, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, janë pajtuar për t’i vazhduar përpjekjet e përbashkëta në luftën kundër Shtetit Islamik (IS), ka njoftuar sot Kremlini.

Shtëpia e Bardhë nuk është përgjigjur menjëherë në pyetjet për njoftimin e Kremlinit apo për bisedimin për të cilin Kremlini thotë se të dy presidentët e kanë pasur në margjina të konferencës së Bashkëpunimit Ekonomik Azi – Paqësor (APEC), në Danang në Vietnam, shkruan Rel.

Kremlini tha se deklarata për Sirinë ishte koordinuar nga ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, dhe sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, në mënyrë speciale për takimin në Danang.

Putin dhe Trump e kanë riafirmuar përkushitmin e tyre për sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Sirisë dhe u kanë bërë thirrje të gjitha palëve në konfliktin në Siri, që të marrin një rol aktiv në procesin politik të Gjenevës, thuhet në njoftimin e Kremlinit.

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara pajtohen se nuk ka zgjidhje ushtarake për konfliktin në Siri, shkruan në tekstin e deklaratës së përbashkët të publikuar në faqen e Kremlinit në Internet.

Në pamjet e sotme televizive nga pushimorja Danang shihen Trump dhe Putin duke biseduar miqësisht, derisa ata përgatiteshin për “fotografimin familjar” të përbashkët në samitin APEC.

Megjithqë Shtëpia e Bardhë pat thënë se nuk është planifikuar takimi zyrtar, mbrëmë në darkë, Trump dhe Putin janë përshëndetur me shtrëngim të duarve.



1 Comment

  1. mungon vetem asad,erdogan,vuqiq e rama dhe behet aleanca me e madhe e mutit ne bot.ter trapa,vrases,hajna,prostitut,trafikant jan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *