• |
ide | kryesore

Mediat greke: Nis lufta kundër mafias shqiptare

Lajme, Të fundit



Nis lufta kundër mafias shqiptare’. Me këtë titull e fillon shkrimin për Shqipërinë portali i njohur grek Zougla.gr

Në artikull flitet për operacionin ‘Forca e Ligjit’ dhe task forcën speciale të ngritur me mbështetje ndërkombëtare për të goditur grupet kriminale. I bëhet jehonë gjithashtu edhe dy agjentëve të FBI-së, Mark Neëshouse dhe Jack Liao, që do të jenë pjesë e task forcës.

Po kështu sipas portalit grek në këtë njësi speciale do të jenë të përfshirë oficerë të policisë italiane dhe asaj gjermane, për të ndihmuar autoritetet shqiptare.

‘Operacioni vjen pak pas bërjes publike të skandalit me trafikun ndërkombëtar të drogës, ku dyshohet të jetë i përfshirë edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri’, shkruan Zougla.gr

Më tej përmenden deklaratat e ambasadorit amerikan kundër bandave kriminale në vend, si dhe takimi i ditës së martë ku u prezantua operacioni ‘Forca e Ligjit’

©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *