ide | kryesore

(FOTO) Baba i dy fëmijëve, kush është shqiptari i vrarë në Kretë

Arkiva, Lajme, Të fundit

Mediat greke bënë të ditur sot identitetin e 35-vjeçarit shqiptar, Valton Loka, i cili u vra dje nga fqinja e tij greke, teksa po përpiqej t’a ndihmonte këtë të fundit.

Loka, baba i dy fëmijëve 15 dhe 7 vjeç, pa fqinjen e tij përdoruese droge duke bërtitur dhe ofenduar gjithëkënd që i dilte përpara në rrugë dhe vendosi të shkojë t’a qetësojë. 26-vjeçarja ishte përdoruese droge. Pavarësisht faktit se ai i ofroi asaj ndihmë, vajza e re e qëlloi disa herë me thikë në gjoks, duke i shkaktuar atij vdekjen.

Fqinjët njoftuan menjëherë ambulancën për ta transportuar me urgjencë drejt spitalit, plagët e marra rezultuan fatale për shqiptarin.

Mësohet se familja e Valton Lokës jeton prej kohësh në Ksiropotamo, Irakleo në Kretë dhe përballet me probleme ekonomike dhe gruaja e tij ndodhet në vështirësi për sjelljen e trupit në Shqipëri, ku do të kryhet edhe ceremonia mortore.

Mediat greke ka publikuar edhe foton e autores, e cila mësohet se ishte e skeduar për vjedhje por ishte jashtë hekurave për shkak të gjendjes shëndetësore. Ajo jetonte në një shtëpi që nëna e saj e kishte marrë me qira, ndërsa ka edhe një vëlla në burg.

Ajo ishte lënë e lirë nga autoritetet vetëm disa orë përpara se të kryente krimin. Vajza ishte arrestuar dhe akuzohej për grabitje, ndërkohë që me kërkesë të prokurorit, një gjyqtar grek vendosi që 26-vjeçares t’i jepej një shans për t’u rehabilituar meqënëse është përdoruese droge. Kështu, e reja e cila është diagnostikuar edhe me HIV/AIDS, u la e lirë me kusht disa orë para se t’i merrte jetën 35-vjeçarit shqiptar Valton Loka.

Vajza ishte abuzuar seksualisht në moshë të re dhe gjatë viteve të fundit ka udhëtuar mes Athinës, Rodhosit, Kretës duke shitur trupin e saj.

Në orët e para të së shtunës, ajo kishte marrë ndihmën e parë në spital për shkak të gjendjes së dobët nga përdorimi i drogës dhe më pas ishte kthyer në shtëpi. Gjatë mëngjesit, ajo doli para makinës së shqiptarit duke i kërkuar ndihmë. Valton Loka u ofrua ta ndihmonte dhe doli nga makina, por në këtë moment 26-vjeçarja e goditi me thikë duke e lënë të vdekur në vend.

Krimi ndodhi përpara syve të bashkëshortes së 35-vjeçarit, e cila pësoi tronditje të fortë. Policia arrestoi menjëherë autoren e krimit dhe i gjeti dy thika, njëra me gjakun e viktimës. Dyshohet se ajo mund të ketë qenë e droguar në momentin e krimit.

1 Comment

  1. Ne te tilla raste nuk do mungoje solidariteti nga shqiptaret qe jetojne atje. Ne raste te tilla fatkeqesie shqiptaret kane nje sens te jashtzakonshem solidariteti. E kam perjetuar shpesh kete vyrtyt tonin ketu ne Itali. Disa here, me aq sa kam mundur, kam kontribuar dhe vete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu