• |
ide | kryesore

FOTO/ Ronaldo shënon “golin e katërt” …në jetë!

Sport



Alana Martina do të quhet vajza e Georgina Rodriguez dhe “yllit” të Real Madrid, Cristiano Ronaldo. Ajo ka ardhur në jetë këtë të diel dhe do të jetë fëmija i katërt i portugezit. Tre fëmijët e parë janë me nënë surrogate, ndërsa Alana Martina vjen nga lidhja me Georgina Rodriguez, me të cilën ylli i Real Madridit planifikon edhe do të martohet. Është portugezi që ka bërë të ditur lajmin për lindjen e vajzës, duke publikuar një foto nga spitali në rrjetet sociale ku aty ishte edhe Cristiano Junior. “Alana Martina vetëm sa lindi! Të dyja, Georgina dhe Alana janë mirë, jemi të gjithë të lumtur”, ka shkruar Ronaldo në rrjetet sociale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *