ide | kryesore

Përfundon seanca ndaj Shkëlqim Mirit, gjykatësi vendoset në arrest me burg

Lajme, Të fundit

Ka përfunduar seanca kundër gjyqtarit Shkëlqim Miri. Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën e sigurisë arrest me burg.

Miri akuzohet se ka tjetërsuar një vendim, nga “vrasje” në “plagosje e rëndë me pasojë vdekjen”, dhe për këtë gjë ka marrë një shumë parash si shpërblim.

Shkëlqim Miri u ndalua për dyshimet e korrupsionit, ndërsa në banesën e tij u sekuestruan gjatë kontrollit me vendim gjykate 174 mijë eurë, mbi 10 milionë lekë dhe 1 mijë dollarë. Hetimet për të kishin nisur në janar 2017, pas informacioneve se gjykatat shqiptare po i jepnin lirinë Gentian Dodës, i akuzuar për vrasje dhe i ekstraduar nga Amerika 5 vjet më parë. 46-vjeçari nuk i ka pranuar akuzat ndërsa në pranga kanë përfunduar edhe 2 persona të tjerë që akuzohen si sekserë në këtë aferë.

1 Comment

  1. Verjani ne koke prangat…me e pakta! Llapen dhe avo-leshi, tani se jo po eshte semure… ka tumor ne koke…etjer. Po na plasi k…. hijena te ndyra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu