Me sa duket paralajmërimet për luftë janë shndërruar në batuta e epitete mes Donald Trump dhe Kim Jong Un.
“Përse Kim Jong-Un më fyen duke më quajtur ‘plakush’ kur unë nuk do t’i thosha kurrë se është ‘i shkurtër dhe i shëndoshë”. Kështu shtuan Donald Trump në një ‘tweet’ të postuar nga Hanoi në përfundim të turit të tij në Azi.
“Dua kaq shumë të jem miku i tij- shton Presidenti i SHBA-ve- Ndoshta një ditë do të ndodhë”.
Për një fjalim të ashpër disa ditë më parë, Kim ishte përgjigjur duke e quajtur Trump një ‘plak të çmendur’.