• |
ide | kryesore

TEPSIA/ Kryebashkiakja e PS bleu 8 shtëpi të reja brenda vitit

Lajme, Të fundit



Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi është nga më të pasurat në Shqipëri. Për vitin 2016, duke iu referuar deklaratës së pasurive të dorëzuar pranë ILDKP, zonja Bufi, së bashku më bashkëshortin, deklaron blerjen e tetë apartamenteve të reja. Ata kanë blerë pesë apartamente banimi në lagjen Apollonia në Fier me sipërfaqe 125.5 m2, 41.05 m2, 18.57 m2, 19.10 m2 dhe 21.28 m2, me vlerën totale 130 000 euro.
Bashkëshortët kanë blerë gjithashtu tre apartamente banimi në lagjen Apollonia në Fier me sipërfaqe 20.19 m2, 19.10 m2 dhe 21.07 m2, me vlerë totale 4 500 000 lekë. Po gjatë vitit 2016, ata deklarojnë edhe një shtesë në ndërtim në objektin godinë ekonomike 3 kate + 1 kat nëntokë me sipërfaqe ndërtimi 574.2 m2 në Roskovec.
Për vitin 2016, bashkëshorti i zonjës Bufi, deklaron 366 253 euro si kthim të shumës së paguar për blerjen e një lokali në lagjen “29 Nëntori”, Fier me sipërfaqes 311.3 m2, nga të cilat është mbajtur 2 000 euro komision si penalitet për revokim kontratës së shitjes.
Në vite të mëparshme, çifti deklaron ndërtim lokali, apartamente, dyqane, ofiçinë, biznese etj raporton Report TV.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *