• |
ide | kryesore

‘Turistët ushqimorë’ të The Guardian: Si po rilind vera në Shqipëri

F1, Planet, Të fundit



I vetmi vend në tokë ku mund të pini një çaj të ftohtë është Ferma Uka, një vreshtë biodinamike dhe restorant pranë aeroportit të Tiranës. Magjishëm, rrushi ngjitet mbi pemët e maniteve pranë bregut të liqenit të Ulëzës në Shqipërinë e veriut, dhe korret vetëm një herë në disa vite.

Shqipëria mund të mos jetë e njohur për verën që prodhon, por kjo gjë po ndryshon ngadalë, pasi prodhuesit e verës si Flori Uka, të cilët blejnë gjithçka korret për çajin, po fillojnë të krijojnë marka.

Vendi i Adritatiku ishte pothuajse i paarritshëm për të huajt deri në vitin 1991, dhe që nga viti 1950 prodhonte vetëm dy lloje vere, të kuqe dhe të bardhë. Sot po sheh rilulëzimin e 12 llojeve të rrushit të saj vendas në 30 kantina inovative.

Nën hijen e kështjellës së Beratit, kshtjellë e mbrojtur nga Unesco, Muharrem Çobo ka rritur rrush të rrallë shqiptar që prej vitit 1994. Paraardhësit e tij, edhe pse bënin verë që herët, u ndaluan t’a vazhdonin këtë aktivitet në periudhën komuniste. Muharrem Çobo po fiton kohën e humbur duke eksperimentuar me disa “mikro-fermentime” me 100 shishe çdo vit. Nga një hardhi e vetme, Çobo ringjalli Pulsin e Bardhë, një tjetër lloj rrushi që ngjitet në pemë. Ai e shërben këtë me degustime në bodrum.

Pas marrjes së mostrave të rosès së tij 12 ditëshe me gaz, ne plasëm një shishe Shëndevere jashtëzakonisht të mirë.

Megjithatë ka ende një problem. Bëhet fjalë për çështjen e markës (brand-it). Flori Uka shprehet: “Kur ia çova verën e ‘Fermës Uka’ restoranteve vendas më thanë: ‘Oh, qenka shqiptare, kështu që ne do të paguajmë dy euro për një shishe.’ Çdo vit Shqipëria prodhon vetëm një milion shishe për një vend prej tre milionësh, ndërsa importojmë 50 milion euro verë italiane.”

Por, me këtë gjeneratë të re të prodhuesve të verës, situata mund të ndryshojë për pak kohë.

The Guardian – Tema: Turistët ushqimorë

Përshtati: LAPSI.AL 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *