Një varr masiv me të paktën 400 trupa u zbulua në Hauija, qytet iraken që ishte nën kontrollin e Shtetit Islamik (ISIS) deri muajin e kaluar. BBC citon guvernatorin e provincës, i cili zbuloi edhe vendndodhjen e varrit, pranë një baze ajrore në dalje të qytetit.
Disa nga të vrarët ishin me veshje civile. Të tjerë mbanin veshur rrobat që përdorte ISIS për personat e dënuar me vdekje.
Sipas BBC, baza ajore ishte transformuar në një terren ekzekutimi. Sipas gjeneralit iraken, Mortada al-Luaibi u shpreh se ushtria e tij e gjeti varrin masiv falë dëshmive të banorëve vendas.
Mësohet se kjo është e disata herë që zbulohen varre masive në këtë zonëm ndërsa priten të zbulohen edhe varre të tjera.