• |
ide | kryesore

Aksidenti në Kalimash, viktima 29 vjeçare ishte këngëtarja Stela Gjoka

Lajme, Të fundit



Vajza që ndërroi jetë në aksidentin e ndodhur në hyrje të Kalimashit, pasditen e së dielës, ishte një këngëtare e muzikës popullore të Mirditës, Stela Gjoka.

Ngjarja tragjike ndodhi kur makinë “Volkswagen”, që drejtohej nga vetë këngëtarja, doli nga rruga dhe u përplas me barrierat dhe një nga pjesët e trafikndarëses depërtoi mespërmes makinës. 29 -vjeçarja nga Mirdita ndërroi jetë dy orë pas aksidentit, kurse 32 vjeçari nga Ferizaj i Kosovës ndodhet në spital.

Stela ishte një këngëtare e muzikës popullore. Gazetari dhe publicisti Gjergj Marku, ka rrëfyer se sa shumë e donte Stela, Mirditën dhe grupin artistik.

“Ne moshe fare te re, pas një aksidenti tragjik ne dalje te tunelit te Thirres ne autostrade, ndërroi jete këngëtarja Stela Gjoka. Mbaj mend qe me kërkoi te vinte qe nga Kosova për ne “Mirdita Turistike 2017″ me Prena Becin, sepse e donte shume Mirditën dhe grupin artistik, sidomos kur ai performonte ne Dasmën Turistike, ndaj atë dite korriku ajo ishte pjese e kanges se granise ashtu e urte, e qeshur dhe tejet korrekte”– shkruan Marku.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *