• |
ide | kryesore

Analiza e Ivan Zazzaroni/ “Të gjithë në shtëpi”

F1, Sport



Të gjithë në shtëpi. Nuk ka alternativa të tjera. E shkruaj me qetësi që nuk ka. Pas pak muajsh do të shohim një botëror të të tjerëve. Pas 60 vitesh jemi sërish jashtë. Një turpërim futbollistik i papastuar dot, një njollë jo e lehtë për tu hequr. Në shtëpi ne, por edhe ata që nuk na çuan dot në Rusi, edhe ata që i zgjodhën. 17 vjet më parë Dino Zoff dha dorëheqjen pa një finaleje evropiani të humbur me “golden gol” duke thënë: “Nuk mund ta duroj dot gjykimin pa doreza të Berluskonit” që në atë kohë nuk kishte asnjë detyrë zyrtare. 3 vjet më parë Abete dhe Prandelli nuk e përballuan dot dështimin në Brazil.
Mori fund! Apokalips. Tragjedi. Katastrofë. Quajeni si të doni, por ju lutem evitoni diskutimet mbi sistemin që nuk funksionon. Futbolli ynë është në krizë, por nuk është inferior nga ai suedez dhe as ai zviceran.
Arritëm të vëmë në diskutim vendin tonë në botëror në kushtet më të vështira dhe në një mosbesim absolut duke i bërë pyetjen vetes në pasqyrë: “Do ikim? “Çfarë do bëjmë?” Është e vërtetë që jemi vendi i emergjencave dhe që në futboll ia hedhim gjithmonë në fund. Ishte ndoshta ky besim që e ka bindur Venturën të hedhë në fushë një formacion “Ok Corral” të pa imagjinuar më parë gjatë 2 viteve. Jorginho që bënte gjysmë “Pirlo”, Florenzi i brendshëm i majtë dhe Gabbiadini – “sottopunta”, siç dashuron ta quajë Marco Giampaolo.
E kisha menduar që do t’ja hidhja me pak fjalë. Mjaftojnë vetëm 3: “Të gjithë në shtëpi”. Edhe pse nuk më ngushëllon sepse kemi zbritur në Serinë B të futbollit botëror. /autori është një gazetar i njohur në Itali. pershtati lapsi.al/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *