• |
ide | kryesore

Boshatisen rrugët e Shkozës/ Erion Veliaj dhe Elona Gjebrea kthehen në lagjen ku shembën 150 banesa

Lajme, Të fundit



Kur banorët e Shkozës patën nevojë për deputeten e zonës, Elona Gjebrean dhe kryetarin e Bashkisë, Erion Veliajn se INUK po i shembte shtëpitë, njëra iu përgjigj nga studiot e televizioneve, ndërsa tjetri kishte fluturuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të dy u rikthyen tek kjo lagje për inaugurimin e tre rrugicave.

Fotot që u shpërndanë nga Bashkia e Tiranës këtë të hënë, tregojnë rrugët bosh të Shkozës. Askush nga banorët nuk doli nga shtëpia, të përshëndesë apo të falenderojë pak sekonda Erion Veliajn ose Elona Gjebrean, për rrugicat e reja.

Ndoshta sepse e kanë të freskët në memorie premtimet e fushates. Elona Gjebrea i premtoi legalizim të shtëpive në këmbim të votës për Partinë Socialiste. Sapo mbaruan zgjedhjet, në Shkozë u shfaqën fadromat e INUK-ut dhe deputetja e zonës nuk u duk nga ato anë.

Për këto arsye, të vetmet duart që Veliaj dhe Gjebrea shtrënguan ishin ato të punëtorëve të kompanisë që bëri investimin.© Lapsi.al



1 Comment

  1. 1-projekti shume i veshtire ,duhen 20 vete per ta zgjidhur…..
    2-pemet perballe kopeshtit zologjik u thane dhe u zevendesuan. tani tek ura gjysma e tyre eshte anuar sa ne nje krah ne tjetrin dhe nuk ve dore njeri.
    3-kendi i stervitjes ne qender te parkut ka nevoje per riparime. Njerezit presin rradhen me aq pak sa kane ngelur.
    Megjithate urime per cfare ke bere deri tani z.Erion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *