• |
ide | kryesore

Gazetarja italiane nxjerr bllof Edi Ramën (VIDEO)

Kryesore



Edi Rama kërkoi t’i shpëtojë përgjegjësive për jetën e rëndë të fëmijëve të Bulqizës, kur nxorri justifikimin se filmimet e gazetarëve italianë ishin bërë shumë kohë më parë. Me shprehjen se “edhe andej ka kazan”, kryeministri shqiptar iu referua një prej emisioneve më të famshme të Italisë, “Le Iene” me një eksperiencë të gjatë në gazetarinë investigative. (Videon e Rames në Bulqize shiheni duke klikuar KETU)
Në replikë me kryeministrin shqiptar, Alice Martinelli, gazetarja e reportazhit për Bulqizën thotë se është e gatshme të provojë se filmimet u bënë vetëm një muaj më parë. Madje gazetarja jep edhe datat e sakta kur ka qenë në Shqipëri.
“I dashur Kryeministër, e kuptoj që reportazhi ynë nuk ju ka pëlqyer, por për një gjë duhet të jeni të qetë: është xhiruar mes 14 dhe 16 tetorit të vitit 2017, më pak se një muaj më parë. Nëse pamjet që ke parë nuk të mjaftojnë (jam unë prezente në 90% të tyre, dhe duke qenë se sapo kam filluar punë te le Iene, si mund të jenë të vjetra?), kemi edhe provat që e vërtetojnë: filmime dhe fotografi me data, fatura të shpenzimeve gjatë qëndrimit tonë” shkruan Martineli në Facebook.
Por gazetarja italiane shkon përtej ofendimeve të Ramës, kur e sfidon kryeministrin të bëjë diçka për fëmijët e Bulqizës, ata fëmijë që ajo i gjeti duke mbajtur gurë në malet me krom për shkak të varfërisë ekstreme.
“Por më thoni, duke qenë se ne mund t’ju provojmë që cdo gjë është e vërtetë a do të bëni ju tani dicka për ata fëmijë në Bulqizë dhe për familjet e tyre? Sepse e di, ne I pamë me sytë tanë teksa mblidhnin gurë për ti shitur për 0.10 cent kg. Ashtu sic edhe pamë që kur bie nata, një pjesë e qytetit është totalisht në errësirë . Dhe kushtet higjenike dhe strukturore të shumë shtëpive jane të tmerrshme.
Ju cfarë do të bëni për këtë?” e mbyll reagimin, gazetarja e Le Iene. Reagimin e gazetares në video mund ta ndiqni këtu
Sipas reportazhit të Le Iene janë mbi 42 milion euro krom që qarkullon në vit nga Bulqiza, por sërish ky mbetet një nga qytetet më të varfëra të Shqipërisë.
Kryeministri e kishte fare të lehtë të verifikonte nëse Le Iene kishin qenë muajin e shkuar në Shqipëri dhe më pas të reflektonte për situatën në Bulqizë. Por Edi Rama nuk është në kushtet që të bëjë këtë zgjedhje. Jo rastësisht ai preferoi të hapë një debat me gazetarët italainë. E vetmja gjë që i mbeti ishte t’i quante “kazanë” italianët, sepse Edi Rama nuk mund të bëjë asgjë përballë biznesmenëve që kontrollojnë kromin e Bulqizës. Për këtë arsye dhe ndoshta i kapur nga paranoja, se përtej Adriatikut po i përgatisin një komplot, kryeministri shqiptar zgjodhi të mohojë një realitet të njohur prej të gjithë shqiptarëve, sot e 27 vjet.©Përgatiti për Lapsi.al, Dorian Kodra



2 Comments

  1. o shizofren esht e psikopat i verifikuar me qertifikat mjeku qysh ne adoleshenc,nuk e morren as ushtar qelbesiren njeri rama-un nuk pranoj nje bastard e kokpalare qe i tha meta kryminister.krye i droguar po.o krymba zgjohuni se morri ne qaf ter kombin ky gjelat bir qenefi i enverit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *