ide | kryesore

Detajet e policisë/ Si e furnizonin shqiptarët Napolin me heroinën e tipit “Cobret”

Lajme, Të fundit

Policia italiane ka dhënë detajet e plota për operacionin anti-drogë ku u lëshuan 26 urdhër arreste, 7 prej të cilëve shqiptarë. Të gjithë personat të hetuar si pjesë e një organizate kriminale transnacionale të trafikut ndërkombëtar të heroinës, kokainës e marijuanës. Grupi furnizonte gjithë zonën e Napolit dhe Casertas. Hetimet nisën në maj të vitit 2016 kur efektivët e Kompanisë së Guardia di Finanza të Marcianise vunë nën vëzhgim të rreptë një rrjet shpërndarësish droge që vepronte në zonat e Marcianise, Capodrise, Macerata Campania dhe Portico di Caserta.

Nga hetimet e mëvonshme, doli se në zonën midis Casandrino, Grumo Nevano, Melito dhe Acerra vepronte një rrjet i vërtetë trafikantësh që bashkëpunonin mes tyre për të importuar heroinën nga jashtë. Përtej kufijve italianë, ekzistonte një tjetër grup kriminal i qëndrueshëm i formuar nga shtetas shqiptar që furnizonin italianët me çdo lloj narkotikësh të kërkuar, por mbi të gjitha të specializuar në heroinën e tipit “Cobret”, shumë të kërkuar në sheshet e zonës napolitane. Po ashtu ky rrjet garantonte një fluks të vazhdueshëm të drogës që vinte nga Turqia dhe Holanda,  që hynte në Itali gjithmonë përmes Shqipërisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu